-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon përsëritje zgjedhjesh në disa qarqe, komisioni shqyrton kërkesat

Kryesoret

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të mbajë ditën e mërkurë, më 4 qershor 2025, një seancë publike për të shqyrtuar kërkesat e ankimimit të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit: Vlorë, Fier, Kukës dhe Elbasan.

Ora 12:30
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 39 dhe nr. 43 për Qarkun Vlorë, që përfshijnë kundërshtimin e vendimit nr. 1316 të KSHZ-së, pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve ose rinumërim të votave.

Ora 13:00
Shqyrtimi i kërkesës nr. 47 për Qarkun Fier, ku Koalicioni kundërshton vendimin nr. 1317 të KSHZ-së, deklaron pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe kërkon përsëritjen e tyre në të gjithë qarkun.

Ora 15:00
Shqyrtimi i kërkesës nr. 45 për Qarkun Durrës, me kundërshtimin e vendimit nr. 1327 të KSHZ-së, pretendimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe kërkesën për përsëritje të tyre.

Ora 16:00

Shqyrtimi i kërkesës nr. 37 për Qarkun Kukës, me kundërshtimin e vendimit nr. 1309 të KSHZ-së dhe kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë zonën zgjedhore.

Ora 16:30
Shqyrtimi i kërkesës nr. 56 për Qarkun Elbasan, ku Koalicioni kundërshton vendimin nr. 1328 të KSHZ-së, kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre.

Seanca do të zhvillohet në mënyrë publike dhe pritet që Komisioni të marrë vendime lidhur me ankesat për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit