Ditën e djeshme pesë oficerë policie u vranë Meksikë, teksa u zunë pritë nga një grup personash të armatosur në shtetin jugor të Chiapas.
Me anë të një postimi në platformën X, guvernatori i shtetit Eduardo Ramirez tha se sulmi ndodhi në komunitetin e Frontera Comalapa ndërsa oficerët ishin në patrullim.
Ai tha se më shumë se 1000 oficerë policie ishin vendosur për të trajtuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në zonë.