Sot në mëngjes, tre automjete u përplasën në urën e re mbi Drin në Kukës. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për shkak të aksidentit, trafiku u devijua drejt urës së vjetër, gjë që shkaktoi radhë të gjata automjetesh, sidomos nga drejtimi i Kosovës, ku shumë prej shoferëve po udhëtonin për në Velipojë.
Policia po punon për të sqaruar shkaqet e përplasjes dhe për të normalizuar qarkullimin sa më shpejt.









