Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një dëgjese në Kongresin Amerikan, ka kërkuar që vendet evropiane të NATO-s të marrin rolin kryesor në mbrojtjen e kontinentit nga kërcënimi rus. Ai theksoi se SHBA nuk mund të mbajë më vetëm barrën e sigurisë në Evropë, pasi burimet amerikane janë të kufizuara dhe fokusohen gjithnjë e më shumë në rajonin Indo-Paqësor.
Hegseth u shpreh se Evropa ka fuqinë ekonomike dhe ushtarake për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë, ndërsa SHBA pret nga aleatët të rrisin kontributin e tyre ushtarak dhe financiar. Ai shtoi se kjo nuk është vetëm një çështje drejtësie ndaj taksapaguesve amerikanë, por edhe një domosdoshmëri për të siguruar një NATO të qëndrueshme dhe efektive në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, ministri përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës në NATO dhe e konsideroi të paqartë rikthimin e kufijve të vitit 2014 në konfliktin me Rusinë.