-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk siguroi një vend në Kuvend, Ina Majko emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Kryesoret

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Majko, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, për emërimin e Ina Majkos është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ina Majko nuk arriti që të siguroi një vend në Kuvend si deputete.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit