Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 28-vjeçar Ardit Saramati nga Prizreni, pasi u gjet një pistoletë dhe municion luftarak të fshehur në automjetin e tij.
Ai po transportonte armët nga Kosova drejt Shqipërisë dhe u arrestua për “Trafikimin e armëve dhe municionit”.
Arma dhe municioni u sekuestruan si prova materiale.









