Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Vlorës me qëllim inspektimin dhe lirimin e hapësirave publike. Një numër i lartë qytetarësh kanë dashur të takojnë kryeministrin Rama.
Ai ka mbërritur në orën 09:00 në qytetin e Vlorës ku më pas ka zhvilluar një takim me grupin e punës, takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, e më pas kryeministri ka dalë për inspektim në qytet.
Një e moshuar me këmbëngulje kërkoi një takim me kryeministrin. “O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara. Zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit Rama.
Ky i fundit i kundërpërgjigjet “Ç’a ke që bërtet?”. Kryeministri ndaloi dhe e takoi duke e dëgjuar për disa sekonda të moshuarën.









