-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, arrestohen 5 policë, familja kërkon drejtësi

Kryesoret

Një 27-vjeçar nga Lipjani ka humbur jetën, vetë pasi u arrestua nga policia. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, kur Zejnullahu dyshohet se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet dhe ka arrestuar pesë zyrtarë policorë që lidhen me ngjarjen. Gjithashtu po shyrtohen edhe kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e të pranishmëve për të sqaruar ngjarjen.

Familjarët e viktimës kanë thënë që këtë rast do ta çojnë deri në fund. Vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, ka deklaruar se “dora e shtetit na e ka vra”, si dhe ka kërkuar drejtësi dhe hetim të plotë të rastit.

“Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, tha ai.

Ndërsa një mjeke e emergjencës që ishte në vendgjarje ka treguar për mediat se “Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur. Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit