Policia e Vlorës janë arrestuar dy persona për dy ngjarje të ndryshme kriminale. 23-vjeçari me iniciale O.Xh., ka goditur me levë hekuri në kokë E.D., 33 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Si pasojë është arrestuar 23-vjeçari.
Gjithashtu gjatë një konflikti dje një 56-vjeçar me iniciale E.Z., ka goditur me thikë M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. E.Z., u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.