-sidi education-spot_img
27 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK godet një grup kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE

Kryesoret

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, duke goditur një grup kriminal të strukturuar që dyshohet se trafikonte sasi të mëdha droge drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet rezultuan 13 persona të përfshirë, prej të cilëve 7 u arrestuan, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim dhe për ta janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi me autoritetet ndërkombëtare si Europol dhe Eurojust po vazhdon për kapjen e tyre.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara është e konsiderueshme: 3585 kg kokainë, 701 kg kanabis dhe 4.2 kg heroinë. Një nga të hetuarit dyshohet edhe për ndihmë në kalimin ilegal të kufijve në një rast me 55 sirianë të ndaluar në ujërat shqiptare.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjete luksoze, armë, para cash dhe telefona celularë, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e të tjerëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit