-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Këshilli i Europës nuk është i plotë pa Kosovën, në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përkujtuar 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për konsolidimin e demokracisë dhe reformat në drejtësi.

Spiropali nënvizoi daljen e vendit nga faza e monitorimit më 21 prill 2024, si rezultat i përparimeve në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Ajo gjithashtu riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke e cilësuar organizatën “jo të plotë” pa praninë e saj.

“30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut… Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit