-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ Pse FBI futi në kërkim ish-ambasadorin e Iranit në Shqipëri?

Kryesoret

FBI futi tre zyrtarë të dyshuar të inteligjencës iraniane në listën e personave më të kërkuar, mes tyre edhe ish-ambasadorin e Iranit në Shqipëri, Gholamhossein Mohammadnia.

Ish-ambasadori është futur në listën e njerëzve më të kërkuar në FBI-së, për shkak të rolit që dyshohet se kishte në lidhje rrëmbimin dhe zhdukjen e ish-agjentit të FBI-së, Robert Levinson, i cili besohet të jetë i vdekur.

Zyra e FBI-së në Uashington i identifikoi dy individët e tjerë si Reza Amiri Moghadam dhe Taghi Daneshvar.

Tre më të kërkuarit:

Reza Amiri Moghadam aktualisht shërben si ambasador i Iranit në Pakistan. Ai ka qenë më parë drejtues i njësisë operacionale të Ministrisë Iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS). Kur mbante këtë post, agjentët e MOIS-it në Europë raportonin drejtpërdrejt te ai në Teheran.

Ndërsa Taghi Daneshvar u përshkrua si person me përvojë në operacionet e inteligjencës dhe antiterrorizmit. Ai njihet dhe me dy emra të tjerë: Sayyed Taghi Ghaemi dhe Sayeed Taghi Gha’emi. Ai mbikëqyri punën e Sanai-t (i njohur si Mohammad Baseri) gjatë periudhës kur Robert Levinson u zhduk.

Gholamhossein Mohammadnia është zëvendës ministër i lartë në MOIS dhe ka shërbyer si ambasadori iranian në Shqipëri në vitin 2016. Ai u dëbua nga Shqipëria në dhjetor të vitit 2018 për “cenim të sigurisë kombëtare”. Ai udhëhoqi një përpjekje për të fajësuar një grup terrorist në rajonin e Baluçistanit të Pakistanit për zhdukjen e Robert Levinson, në mënyrë që të largonte përgjegjësinë nga qeveria iraniane.

Sipas FBI-së, të tre të dyshuarit janë të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS), të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar si një lojtar kyç në operacionet e marrjes së pengjeve dhe komplotet që synojnë amerikanët jashtë vendit.

“Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bob-it në vitin 2007 dhe më pas mbulimin e ngjarjes nga qeveria iraniane. Bob ndoshta ka humbur jetën në robëri, larg familjes, miqve dhe kolegëve të tij,” tha drejtori i FBI-së në Uashington, Steven Jensen. “FBI do të vazhdojë përpjekjet e saj të palodhura për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë akt të neveritshëm.”

FBI vazhdon të ofrojë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion që çon në zbulimin, gjetjen dhe kthimin e ish-agjentit të vet, Levinson. Gjithashtu, programi “Rewards for Justice” i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ofron deri në 20 milionë dollarë shpërblim për informacionet që çojnë në gjetjen dhe kthimin e ish-agjentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit