-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive, situata mbetet shqetësuese

Kryesoret

Zjarret vijojnë të përfshijnë disa zona të vendit, ku sipas Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile, deri në orën 18:00 janë raportuar 22 vatra, nga të cilat 11 janë shuar dhe 11 të tjera mbeten aktive.

Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur izolimin e flakëve në disa bashki si Vlorë, Korçë, Himarë, Kamëz dhe Shijak. Megjithatë, përballja në terren mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer.

Situata më e rënduar paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku prej disa ditësh zjarri vijon në dy fronte. Flakë aktive raportohen edhe në Dukat, Mallakastër, Bulqizë dhe zona të tjera.

Autoritetet kërkojnë kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët për të shmangur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit