Në lagjen nr. 11, Durrës pranë sheshit “Pranvera”, një 67-vjeçar me iniciale A.SH., goditi me thikë një 70-vjeçar me iniciale F.T., pas një debati verbal për motive të dobëta.
Si pasojë, i plagosuri ndodhet në spital ndërsa mjeti i përdorur, thika u sekuestrua nga policia.
67-vjeçari u arrestua dhe u vu në pranga për “Plagosje të rëndë” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.









