Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën e Myltës në Lezhë. Një makinë tip Ford ka përplasur një fëmijë 10 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë 10-vjeçari është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.