Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, temperaturat arritën fillimisht në 41.6°C, për t’u rritur më pas në 41.8°C, duke vendosur një rekord të ri historik për vendin.
Gjithashtu sipas agjencisë meteorologjike muaji i kaluar ka qenë më i nxehti që prej fillimit të matjeve në vitin 1898. Temperatura mesatare mujore ishte 2.89°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020.