Gjermania nuk do ta autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës “deri në një njoftim të radhës”, tha kancelari Friedrich Merz.
Vendimi i Merzit vjen si përgjigje ndaj planit të Izraelit për ta zgjeruar luftën në territorin palestinez.
“Qeveria gjermane nuk do ta miratojë asnjë eksport pajisjesh ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të radhës”, tha Merz në një komunikatë.
Ai tha se e pranon se Izraeli ka të drejtë për ta çarmatosur Hamasin grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE, si dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite.
Merz gjithashtu tha se vendimi i Izraelit “e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet se si mund të arrihen këto synime”.









