Sot në Gjykatën e Posaçme do të diskutohet kërkesa e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë që i është vendosur.
Avokatët thonë se nuk ka rrezik të ndërhyjë në prova, pasi hetimi ka përfunduar dhe dosja është në gjykatë.
Ata kërkojnë gjithashtu bllokimin e pasaportës së Metës për të parandaluar largimin nga vendi.
SPAK i përfundoi hetimet më 4 gusht, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe pastrim parash.









