Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi sot se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje për marrëveshje me partitë opozitare për konstituimin e Kuvendit, duke ofruar dy kompromise konkrete.
Sipas tij, pavarësisht hapave të ndërmarra, opozita refuzoi bashkëpunimin dhe vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Ne kemi bërë hapa përpara, por nga pala tjetër nuk ka pasur vullnet. Marrëveshjet duhet të arrihen politikisht, jo përmes gjykatës”, tha Kurti nga Podujeva.
Sot përfundon edhe masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja që ndalonte çdo veprim për formimin e Kuvendit. Vendimi i saj përfundimtar pritet të përcaktojë hapat e ardhshëm.









