SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në tre qytete – Tiranë, Durrës dhe Elbasan – për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Emrat e të dyshuarve janë identifikuar përmes aplikacionit të komunikimit të enkriptuar Sky ECC.
Me kërkesë të prokurorit Vladimir Mara, Gjykata ka firmosur 11 masa sigurie, ndërsa 4 prej tyre janë komunikuar brenda burgut për persona të arrestuar më herët në një çështje tjetër.
Deri tani, 3 persona janë arrestuar nga policia dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.









