-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i ushtrisë izraelite për pushtimin e Gazës: Do ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme

Kryesoret

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit ka miratuar për marrjen e qytetit të Gazës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Eyal Zamir ka deklaruar se ushtria do ta zbatojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, me përgjegjësi dhe sipas parimeve kombëtare.

“Në përputhje me përgjegjësinë kombëtare që ka ushtria dhe komanda e saj, do të vijojmë drejt zbatimit të këtij plani. Jemi përgjegjës për gatishmërinë e forcave tona, për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, për kthimin e pengjeve dhe për shkatërrimin e Hamasit dhe këtë do ta bëjmë”, tha Zamir gjatë një takimi me komandantët e forcave dhe oficerët e lartë.

Më pas ai tha se Shtabi i Përgjithshëm po punon mbi një plan të ri operacional, që përfshin një nivel të lartë përgatitjeje dhe planifikimi të thelluar në të gjitha drejtimet.

“Jemi duke u përgatitur me përpikëri maksimale dhe do të përmbushim misionin me profesionalizëm, si gjithmonë”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit