Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me homologun palestinez, Mahmoud Abbas. Të dy udhëheqësit diskutuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe zhvillimet e fundit në rajon, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.
“Vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës është “absolutisht i papranueshëm”, i tha Erdogan.
Erdogan përsëriti gjatë bisedës se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Palestinës.