Pasditen e sotme një zjarr ka shpërthyer në periferi të qytetit të Cërrikut. Zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës. Për shkak të erës flakët janë afruar drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik.
Në terren përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit.
Raportohet se nga flakët është shkrumbuar një mini kombinat druri. Ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por edhe për shkaqe të lidhura me faktorë të temperaturave të larta.