Policia e Korçës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 27-vjeçarit A. Kodra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mollaj.
Autori i dyshuar, A. Q., 41 vjeç, është dëmtuar gjithashtu gjatë përplasjes dhe është shoqëruar nën kujdesin e forcave të rendit drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, 27-vjeçari ndodhet në reanimacion dhe sipas mjekëve është në gjendje të qëndrueshme.