Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore është rikthyer në burgun e Durrësit pas disa ditësh qëndrimi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Beqaj ishte shtruar në shërbimin e Alergologjisë në QSUT, pasi pësoi një alergji akute të shfaqur në lëkurë, e shoqëruar me temperaturë të lartë dhe infeksion. Pas ndërhyrjes mjekësore, gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të burgut.
Ish-ministri qëndron prej një viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC, ndërkohë që është i pandehur edhe në procesin penal për koncesionin e “Sterilizimit”.