Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Voskopojës, në Korçë. Rreth orës 20:40, një automjet i drejtuar nga F. H., 73 vjeç, ka përplasur A. E., 50 vjeçe, e cila po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, A. E. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/5pyetjet.al








