-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nderon Dhimitër Anagnostin: Babai i kinemasë shqiptare

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si “babain e kinematografisë shqiptare”.

Përmes rrjeteve sociale, Rama kujton njohjen personale me Anagnostin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në historinë e filmit shqiptar.

“Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult ‘Lulëkuqe mbi mure’ që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart.

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit