Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me fokus goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Dumani u takua në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet.









