Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbërritur në Izrael. Rubio shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për aleatin e saj, pavarësisht sulmeve të fundit izraelite në Katar.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, qëllimi i udhëtimit të Rubios është të sigurojë Izraelin për mbështetjen e SHBA-së, përpara njohjes së ardhshme të një shteti palestinez nga disa vende në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rubi u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të duhet të diskutojnë ndikimin e tij në përpjekjet për armëpushim.








