Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se opozita nuk do të pajtohet me vendimin e Edi Ramës për të mbyllur parlamentin për pesë minuta në atë që ishte parashikuar që të ishte një seancë 25 orë. Opozita s’e lejoi të fliste kryeministrin dhe shumica miratoi shpejt e shpejt programin dhe kabinetin e ri.
“Një akt tipit prej Kim Jong Un-i. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë, që të poshtëronte parlamentin. Për cdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushteti.
Ky është një kryehorr që nuk ka asnjë dallim nga Ervis Doci, Bajri, Çela. Opozita nuk do të pajtohet kurrë me ketë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë” tha ai









