Policia e Lezhës ka arrestuar 36-vjeçarin Fredi Pali, i shpallur në kërkim për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. 36-vjeçari u arrestua nga policia në zonën e ishullit Shëngjin.
Ndaj 36-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Nga hetimet rezultoi se ai ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.
Ndërsa materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.