-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizje në qeveri dhe tarifa të reja (Vendimet që firmosi Rama sot)

Kryesoret

Kryeministria njofton vendimet e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projekt-idetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Fondi prej 23.6 milionë lekësh do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025.

Tarifat për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët:
Për institucionet publike:
• Nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për fiskalizim dhe transaksione në platformën GG: tarifë zero.
Për subjektet private:
• Nënshkrim elektronik (1 vit): 4 800 lekë
• Vulosje dokumentesh/transaksion: 20 lekë
• Certifikatë elektronike fiskalizimi (1 vit): 4 000 lekë
• Transaksion në platformën GG: 15 lekë
Për shtetas shqiptarë dhe të huaj:
• Nënshkrim elektronik (1 vit): 2 000 lekë
Pagesa: realizohet on-line përmes portalit e-Albania, dhe të gjitha të ardhurat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.
Ngarkohen AKSHI për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2020.

Përcaktimi i Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (SAR)
Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe përfshin përfaqësues të Forcave të Armatosura, ministrive kyçe, autoriteteve publike dhe institucioneve të emergjencës.
Detyrat kryesore të Komitetit:
• Hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.
• Bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR.
• Monitorimi i zbatimit të politikave për rritjen e efikasitetit të operacioneve.
• Promovimi i sigurisë dhe trajnimeve për personelin dhe qytetarët.
Mbledhjet e Komitetit do të zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe sipas nevojës në raste emergjencash. Sekretari Teknik siguron organizimin dhe mbështetjen teknike për funksionimin e Komitetit.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit