Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për skandalin e lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke i akuzuar zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, si përgjegjës për këtë situatë.
Gjatë një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi këtë projekt si një “gjobë të tmerrshme” për taksapaguesit shqiptarë dhe hodhi akuza të forta për mënyrën se si ky projekt po menaxhohet nga autoritetet shtetërore.
“U kujtohet se si ajo për të mbuluar vjedhjen e saj, u thoshte shqiptarëve se ky është aeroporti më i madh në Ballkan. Po shko bëje pistën 500 metra më të gjatë dhe del më i madhi në Europë. Pra, po zhvillohet një skenar si në Netflix, por me personazhe të vërteta,” tha Berisha, duke akuzuar ministren Belinda Balluku për gënjeshtra dhe manipulatorë. Ai gjithashtu theksoi lidhjet e dyshimta mes qeveritarëve dhe një “ortaku”, duke e konsideruar këtë si një formë të vjedhjes së parave të qytetarëve.
Berisha denoncoi gjithashtu garancitë e dhëna për 600 mijë bileta në vit, për një aeroport që mund të arrijë vetëm 100 mijë, duke e cilësuar këtë si një “krim” ndaj taksapaguesve shqiptarë.
/5pyetjet.al








