-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi zbulon bisedën e Ballukut për tunelin e Llogarasë: Kemi ndryshuar eksperiencën nga 5 në 3 vjet

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar pjesë të një bisede mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit, lidhur me ndryshimin e kritereve të eksperiencës për kompanitë pjesëmarrëse në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Ky dokument vjen ndërsa Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në procedurat e tenderave, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si janë përcaktuar kriteret e konkurimit.

Biseda mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit:

Belinda Balluku: Nje pyetje

Evis Berberi: Po

Belinda Balluku: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???”

Evis Berberi: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit

Belinda Balluku: Po cne ? Kush e beri kerkesen e KPP?

Evis Berberi: Ne kpp cfare kerkese eshte bere. Te takimi qe patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit.  Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit