I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, juristi Krishnik Spahiu komentoi çështjen e 21 Janarit, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar nga prokuroria dhe duke theksuar se disa persona kyç nuk janë marrë ende në pyetje.
“Personi që është shprehur më shumë në harkun kohor është vrarë me pistoletë, me thikë, dhe nga shoku i tij. Unë po them që duhet të merren në pyetje ata që janë të njohur me çështjen.
Prokuroria mund të ketë bërë disa përpjekje, por nuk flas për SPAK-un. Çfarë ka bërë prokuroria për 15 vite? Është e paimagjinueshme që nuk pyeten dy punonjës të zyrës. Janë pyetur të gjithë, edhe gjatë protestës, por disa persona kyç nuk janë marrë ende në pyetje. Unë mendoj se prokuroria ka pasur frikë të pyeste,” tha Spahiu.









