-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata refuzon lirimin e Gjon Shkambit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Kryesoret

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda ambienteve të gjykatës, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Në seancën gjyqësore, Shkambi ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili akuzohet si autor i të shtënave.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vlerësuar se rrethanat aktuale nuk e justifikojnë lirimin nga paraburgimi.

Vendimi i sotëm lë në fuqi masën e sigurisë së mëparshme, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Elvis Shkambi ndodhet gjithashtu në paraburgim dhe deri më tani nuk ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë.

Nga e njëjta ngjarje mbetën të plagosur Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë në çështjen gjyqësore që po shqyrtohej në momentin kur ndodhi tragjedia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit