Zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare Ervin Bulku, foli para ndeshjes për pritshmëritë e ekipit për ndeshjen ndaj Andorrës.
Ai theksoi se qëllimi kryesor është fitorja, pa marrë parasysh se cilët lojtarë e nisin nga minuta e parë.
“Të gjithë lojtarët tanë janë të rëndësishëm. Për ne e rëndësishme është të marrim tre pikë, nuk ka rëndësi se kush e nis të luaj nga fillimi ndeshjen. Duhet të mos i japim mundësi kundërshtarit për kundërsulme” shprehet Bulku.
Në lidhje me lojtarët kyç, ai bëri me dije se Broja do të luajë që në minutën e parë dhe pret që ai të ndikojë sa më shumë në lojë.
“Broja do jetë që në minutën e parë dhe ne kërkojmë që të arrijë të bëjë shumë sot.
Hoxha dhe Uzuni kanë karakteristikat e tyre dhe trajneri zgjodhi Hoxhën. Është thjesht zgjedhje e trajnerit për këtë ndeshje”, tha Bulku.








