Pas shumë akuzave dhe pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut nga Gjyakta e Posaçme për tenderin korruptiv të Llogarasë, deputeti demokrat Gazment Bardhi në njoftimin e tij në facebook ka publikur një foto të Ballukut me vartësit e saj.
Njoftimi i plotë i Bardhit
Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.
Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.









