I ftuar në“5 Pyetjet”, Ervin Salianji shprehu shqetësimin e tij për drejtimin politik të Partisë Demokratike dhe mungesën e reagimit të saj ndaj ngjarjeve të fundit. Ai foli hapur për përvojën e tij personale, situatën brenda PD-së dhe pritshmëritë që, sipas tij, duhet të ketë partia në raport me qeverinë dhe qytetarët.
“Partia Demokratike, ajo që duhet të qëndrojë, është që duhet me qenë fituese. Unë po shkoj te çdo demokrat që t’i takoj dhe t’u dëgjoj hallet. I vetmi që ka kërkuar protestë për raste revolte te rasti Rama–Balluku, jam unë. Mos jam në një realitet tjetër unë, meqë sa kam dalë nga burgu? Mua kunata e Ballukut më ka futur në burg. Edhe unë këtë them: çfarë i kushton Partisë Demokratike të flasë për mua? Unë s’kam dalë në media, kam vetëm katër ditë. Edhe sot që ishin aty, nuk folën.
Pse nuk dalim ne të revoltohemi për këtë çështje që ndodhi me Ballukun? Unë shqetësohem për Partinë Demokratike, se ku do shkojë. Do presim që të ketë skandale qeverisja aktuale? Çfarë pres, të gëzohem se hyjnë njerëz në burg? Këtu korrupsioni në Shqipëri është ulur apo është ngritur?” shprehet Salianji.









