-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Maxhoranca po kap reformën në drejtësi, do të bëheni subjekte të Ramaformës

Kryesoret

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj maxhorancës duke akuzuar qeverinë për tentativën e kapjes së reformës në drejtësi.

Pjesë nga debati:

Blushi: Ju pretendoni se ky projektligj ëshë koherent me frymën e reformës kushtetuese. Ju sillni një nismë të njanshme, të pakonsultuar me opozitën dhe në shkelje të këtij pretendimi që paraqisni në projektligj. Keni ndonjë koment për këtë? Meqenëse është te reforma në drejtësi., që kur zgjodhët prokurorin e përgjithshëm me 69 vota u zhbë, sukseset e të cilës i ka përshëndetur vetëm Charles Mcgonigal. Ju keni ndonjë koment si nismëtarë a jeni të kënaqur si maxhorancë. E keni kapur për fyti reformën, që është shndërruar në mundësi të mëdha vetëm për MCgonigal dhe Ramën. E cilësoni normale votimin e Arta Markut, se kapja e saj solli kapjen e KLP. Keni prodhuar një prokurori politike dhe KLP politike.

Ulsi Manja: Ju lutem qetësi se këta janë me kohën 7 vjet mrapa se Prokurori i Përgjithshëm është në detyrë dhe ju vazhdoni akoma me para 7 vitesh.

Blushi: Ju vazhdoni me kapjen e reformës. Unë kam lexuar indeksin e sundimit të ligjit. Ju na vini këtu me projektligje. Mos harroni se jeni të gjithë viktima të Ramaformës, dhe e dëshmon çdo ditë kjo qeveri. Imunitet ka vetëm Edi Rama. E dëshmoi së fundmi edhe zv kryeministren. Por kur ta kuptoni do të jetë vonë. A keni ndonjë koment për këto qëndrime që janë subjekte të korrupsionit tuaj, për Charles McGonigal. Ju na vini e prezantoni këto projektligje a thua se qëllimi juaj është forcimi i reformës.
Manja: Më serioz se kaq, bëhuni ju serioz se është pjesa e dytë e intervistës që do dalë sot, se të parën e kanë lexuar kolegët. Kjo e jotja do të dalë nesër. Në pëgithësi shtypin e ditës e ndekin deputetët. Kjo që po thoni ju është e dyta.

Blushi: Ju paralajmëroj të gjithëve se do të bëheni të gjithë subjekte të Ramaformës, e provoi Belinda. Do të vijë radha juaj. Me çfarë morali vini pasi keni kapur dhe dështuar, dhe jeni bërë pjesë e këtij akti për reformën në drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit