Ditën e sotme, 18 dhjetor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh në rrjetet sociale, pak para se të takojë në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Drejtësia ka lënë kokrrën e namit” tha ai duke shpresuar se në 2026-ën do të lirohen.
“Shpresoj që në fund e drejta do të fitojë”. Tha se uron që shtetet që e financojnë këtë prokurori speciale të reflektojnë nisur nga ajo që kanë parë si është zhvilluar ky proces zgjedhor.
“Ajo lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve e të drejtave të njeriut, të normave janë në fakt e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur demokratikisht nga populli sëbashku me tre bashkëluftëtarë, mbahen mbyllur.
Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë si dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi.
Dua shumë të besoj se e drejta do të fitojë, që është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e patregueshme të nënave, motrave, grave e vajzave të përdhunuara e të sakatuara, gjatë një periudhe nga më të zymtat, për vetë Europën, në zemër të Europës”, shtoi Rama.









