Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Europa duhet të gjejë një mënyrë për të rinisur dialogun me Rusinë, për të kontribuar në arritjen e një paqeje afatgjatë në Ukrainë.
Macron theksoi se ky proces duhet të ndodhë në transparencë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën, për të mbyllur konfliktin që ka përfshirë rajonin.
“Ose do të arrihet paqja afatgjatë në kornizën e negociatave aktuale të udhëhequra nga ekipi i Donald Trump, ose Europa duhet të gjejë një mënyrë se si të rinisë dialogun me Rusinë,” tha Macron, duke shtuar se dialogu duhet të ndodhë në një mënyrë të hapur dhe të koordinuar me autoritetet ukrainase.









