Kreu i PD-së Sali Berisha nga Kryesia e Partisë Demokratike në konferencë për mediat, tha se Belinda Balluku është pa imunitet dhe se mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve është thirrur nga anëtarët e PD, e cila rezultoi e vlefshme.
“Sot, de facto, Këshilli i Mandateve i hoqi mandatin Lubi Ballukut. Mbledhja është plotësisht valide. Do të bëhet përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës për çdo pengesë që do sjellë Niko Peleshi.
Edi Rama pretendon për tre javë dhe se nuk kanë lexuar dosjen në një kohë kur Pamela ka lexuar dosjen dhe videot, jo vetëm mesazhet.
Po, po, se duhen thënë të gjitha gjërat ndonjëherë. Po, se këta tejkalojnë çdo gjë vije të kuqe, janë të pacipë, tejkalojnë çdo kufi.
Ç’do të thotë ajo nuk i kemi lexuar? Çfarë nuk ka lexuar? Ajo ka marrë motrën avokate. Çfarë ka mbetur pa lexuar aty? Por ka ngelur vetëm koha që u duhet për të shkatërruar qindra e qindra dokumente.
Kjo po ndodh para syve të shqiptarëve, kjo po ndodh para syve të komunitetit ndërkombëtar të gjithë Europës dhe botës.
Po ndodh një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.
PD do t’i përgjigjet me të gjithë forcën kësaj situate si me rrugë ligjore, ashtu edhe me protesta të fuqishme të ligjshme”, tha Sali Berisha.
Ndër të tjera Berisha tha: Jam kryetari i një partie opozitare, jam deputeti i PD dhe luftoj për interesin publik. Nuk kam asnjë interesi personal, të gjitha inkriminimet e Taulant Ballës me Troplinët, më jep para të jap votën, këto do ti denoncoj.









