-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet/ “Kjo nuk është fatkeqësi natyrore”, Xhixho: Dështim i qëllimshëm i qeverisë

Kryesoret

Deputeja e koalicionit opozitar, Erisa Xhixho, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me sitiuatën e rënduar të motit të keq dhe reshjeve të dendura që kanë përmbytur vendit prej disa ditësh.

Postimi i Xhixhos

Shqipërinë nuk po e përmbytin reshjet. Po e përmbyt korrupsioni qeveritar.
Çdo shi i zakonshëm kthehet në emergjencë kombëtare, sepse paratë publike nuk shkojnë për parandalim, por për abuzim. Shembulli më flagrant është hidrovori i Durrësit, një investim 19 milionë euro, që sot rezulton i paaftë të kryejë funksionin për të cilin u pagua nga taksat e qytetarëve.
Si mund të përmbytet Gjirokastra, veçse nga neglizhenca, paaftësia dhe korrupsioni?
Banesa, biznese dhe rrugë nën ujë, ndërsa qeveria fshihet pas motit, duke shmangur përgjegjësinë. Nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse nuk ka asnjë vullnet për të dëmshpërblyer qytetarët për dëmet e shkaktuara. Heshtja institucionale është zgjedhje politike.
Problemi nuk është natyra. Problemi është mungesa e menaxhimit, korrupsioni në tendera dhe investimet fantazmë që dështojnë sapo bie shi.
Qytetarët paguajnë miliona, por marrin përmbytje.
Kjo nuk është fatkeqësi natyrore.
Është dështim i qëllimshëm i qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit