Aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj, përmes një postimi në facebook ka reagur, pas deklaratave të Edi Ramës kundër RTSH, duke thënë se më parë duhet të shkarkojë qeverinë se është bërë shumë pis.
Postimi i plotë:
Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis.
Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.
Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.
Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi.









