Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, ndodhi një ngjarje tragjike që përfundoi me vdekjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou.
Ngjarja ka shpërthyer pas një përplasjeje të lehtë mes dy makinave, ku 28-vjeçari Andi Vokri, i cili ishte në gjendje të dehur, ka goditur viktimën me çekiç pas një përballje verbale.
Sipas burimeve, autori ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të ndihmojnë dhe ta ndalin, por nuk kanë mundur ta parandalojnë përshkallëzimin e dhunës.
Vokri ka deklaruar në komisariat se nuk ka pasur qëllim të vrasë viktimën dhe ka mohuar akuzat për vrasje, megjithatë dëshmitarët okularë, përfshirë bashkëshorten e viktimës, kanë konfirmuar se autori ka goditur për vdekje 57-vjeçarin me çekiç në kokë.









