-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizje në kabinet, ikin dy Prefektë, hapen vende të reja në administratë! Vendimet e qeverisë

Kryesoret

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Vendimet e qeverisë

-Miratimin e financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026.

-Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar; Organizatën Kombëtare Antidoping; Federatat sportive olimpike; Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;

-Ky vendim ka si objekt përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit, në formë transferte, për organizatat sportive, si më poshtë vijon:

a) Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar;
b) Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar;
c) Organizatën Kombëtare Antidoping;
ç)  Federatat sportive olimpike;
d) Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;
dh) Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.

– Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2026 në institucionet e Administratës Shtetërore, pjesë të Shërbimit Civil

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2026 është gjithsej 1067 (një mijë e gjashtëdhjetë e shtatë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 11;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 99;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 205;
ç) Për kategorinë ekzekutive 752.

– Vendim për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë:
– Dibër
– Memaliaj
– Tepelenë

– Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, Qarku Korçë, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOWER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

– Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, nga shoqëria “GERTI”, sh.p.k.,

Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

  • Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

  • Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

  • Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

  • Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

  • Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

  • Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit