-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtimi i tregut të ri në Vlorë, tregtarët dalin në protestë para bashkisë

Kryesoret

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e së hënës përpara Bashkisë.

Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.

Tregtarët shprehen se nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa theksojnë se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta.

Sipas tyre, një vendim i tillë i marrë në mënyrë të njëanshme rrezikon drejtpërdrejt jetesën e dhjetëra familjeve që sigurojnë të ardhurat nga ky aktivitet./ TCH

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit