-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj i bën thirrje qytetarëve të Lezhës: Të ngrihemi kundër vjedhjes së shpresës dhe shkatërrimit të Shqipërisë

Kryesoret

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të Lezhës të bashkohen në protestën që kjo forcë politike do të organizojë më 31 janar, duke u fokusuar te problemet ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria.

Lapaj e cilësoi këtë protestë si një domosdoshmëri për t’u përballur me një sistem që, sipas tij, po shkatërron shpresën dhe mundësitë për qytetarët shqiptarë.

“Sot, vetëm në një mesazh, vidhen 53 milionë euro. Kërkoj nga ju, të çohemi në këmbë përballë kësaj barbarie që po ndodh, përballë atyre që po na vrasin shpresën përfundimisht”, deklaroi Lapaj gjatë fjalës së tij, duke shtuar se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha që kërkojnë reagim të menjëhershëm nga qytetarët. “Të përballemi me ta është nevojë, nuk është zgjedhje më”, përfundoi ai, duke iu drejtuar mbështetësve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit