Partizani dhe Elbasani ndanë barazimin 2-2 në një ndeshje të tensionuar të Superiores. Skuadra e Elbasanit shënoi e para me golin e Lajthisë, ndërsa Partizani humbi një lojtar pas kartonit të kuq të Janacek.
Megjithatë, ekipi i Partizanit barazoi shifrat me Skukën në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Partizani u tregua më agresiv dhe kaloi në epërsi me golin e Isgandarli. Por, emocionet vazhduan deri në fund të takimit, kur Sembene i Partizanit ra papritur pa ndjenja në fushë, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes për pak kohë.
Pavarësisht kësaj, ndeshja përfundoi me një barazim 2-2, ku Elbasani mori një pikë të vlefshme nga ky përballje.









